|
|
|


Emri i Projektit : TI RUAJMĖ MUSHKĖRITĖ E QYTETIT
Data e realizimit mė 22.04.2008
Organizata
Joqeveritare EKOVIZIONI pėr shėnimin e ditės ndėrkombėtare tė planetit tė Tokės ka organizuar njė aksion pastrimi nė
Parkun e Paqes tė Manēesterit nė qytetin e Podujevės dhe njė performancė artistike ku janė pikturuar disa piktura ne dėrrasa
tė cilat janė vendosur nė drunjtėt e parkut tė cilat pėrmbajnė mesazhe pėr
ruajtjen e parkut dhe ne pėrgjithėsi tė
Tokės ku do tė qėndrojnė njė kohė tė gjatė aty.Ky aktivitet
kishte njė rėndėsi tė veēantė pėr arsye
se atė ditė ishin prezent edhe ideatorėt dhe ndėrtuesit e Parkut tė
Paqes Organizata e miqve nga
Manēesteri Manchester Aid
to Kosovo( MAK) tė cilėt edhe nė kėtė ditė punojėshin nė ndėrtimin e mė tejmė tė Parkut .
Aktivitetin e kanė pėrshėndetur me prezencėn e tyre
kryetari i komunės tė Podujevės Ilaz Pireva me drejtoret e drejtorive si : drejtori i drejtorisė
pėr urbanizėm dhe mjedis z. Ismail Abdullahu, drejtori i drejtorisė se financave z Musa Islami , ushtruesi i detyrės tė administratės z.Mehmet Gashi e
shumė zyrtar te Komunės tė Podujevės . Ky aktivitet do tė njihet si aktiviteti
i parė nė qytetin tonė qė i sjell kabinetin e ministrit tė Ministrisė sė
Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor , tė pranishėm
ishin zėvendėsministri Mr. Emin
Krasniqi me kėshilltaret e ministrisė dhe disa aktivist te ministrisė te cilėt
e pėrshėndeten aktivitetin .
Kėtė aktivitet e kanė
financuar Komuna e Podujevės me 349.00 euro si dhe OSCE me
70 pije dhe ēipsa pėr pjesėmarrėsit.
Nė kėtė aktivitet kanė marrė pjesė mbi 60 pjesėtarė
si nga OJQ EKOVIZIONI , nga kompania pėr menaxhimin e mbeturinave PASTRIMI
, nxėnės si dhe qytetar tė tjerė.
Aktiviteti ka filluar nė ora 13:00 dhe ka pėrfunduar
nė ora 16:00
Nė vazhdim po e japim si e pasqyroj Komuna nė ueb faqen e saj kėtė aktivitet
www.podujeva-komuna.org
|
Nė komunėn e Podujevės Dita e Tokės po shėnohet me njė sėrė
aktivitetesh nė pastrimin dhe gjelbėrimin e ambienteve
publike. Ishte kėnaqėsi e veēantė se
kjo ditė shėnohej
pėr herė tė parė nė Kosovėn e pavarur, prandaj edhe
shihej njė intensitet shumė mė i shtuar i aktiviteteve nė krahasim
me vitet e
kaluara. Me kėtė rast shpresojmė
se qytetarėt po vetėdijesohen nė
ruajtjen, pastrimin dhe
gjelbėrimin e ambienteve.
Dita ditės kjo po vėrehet edhe
nėpėr oborret e
shtėpive. Komuna e Podujevės
kėto aktivitete i ka koordinuar
paraprakisht me OJQ Ekovizioni, AKEA, OSBE,
Ndėrmarrja Publike Pastrimi, nxėnės
tė shkollave fillore dhe tė mesme si
dhe me
qytetarė dhe iniciativa vullnetare. AKEA nė shenjė respekti pėr
ditėn e tokės ka organizuar
aksion njė javorė tė quajtur
Java Ekologjike pėr
pastrimin dhe gjelbėrimin e
ambienteve publike.
Pėrgjegjėsi i projektit pėr kėtė aktivitete Besim Arbanashi
tha se, dje nė qendėr
tė qytetit kemi vendosur Banderolėn pėr vetėdijesimin e qytetarėve me moton Jeta e
shėndetshme vetėm nė
ambient tė pastėr. Ndėrsa sot jemi duke punuar nė Parkun e Qytetit pėr
tė pastruar kėtė zonė pėr tė
mbjellė fidane halore, trėndafila dhe lule tė
ndryshme. Pėrpos kėsaj jemi duke i lyer me bojė ulėset e parkut si dhe duke i lyer me gėlqere trungjet e drurėve nė park. Kryetari i AKEA-sė Besim Gashi tha se nesėr nė
bashkėpunim me personelin e Qendrės
Kryesore tė Mjekėsisė Familjare
do ta bėjmė edhe pastrimin e oborrit
tė kėtij institucioni mjekėsor. Ndėrsa prej
tė enjtes deri tė dielėn do tė
punohet nė rregullimin e sheshit
afėr Postės sė qytetit. Aty do tė saldohen zinxhirėt e kėputur
tė rrethojave, do tė mbillet bari i gjelbėr lule tė ndryshme si dhe
fidanė halor. Pėrpos kėsaj tė dielėn do tė pastrohen edhe varrezat e qytetit
(te hekurudha) Pėrgjegjėsi i kėtij projekti na informoi se gjithsej do tė
mbillen 30 fidan halor, 40 fije trėndafila si dhe njė sasi e luleve tė
ndryshme. Nė kėtė aktivitet janė duke u angazhuar mbi 30 aktivistė tė kėsaj organizate. Ky
projekt kapė shumėn prej 700-800 euro, nė financimin e kėtij projekti kontribut
tė ēmuar kanė dhėnė subjektet afariste qė gravitojnė nė rrugėn kryesore tė qytetit. OJQ Ekovizioni edhe kėsaj here po
kontribuon nė shėnimin e kėsaj dite. Riza Muēolli
kryetar i kėsaj shoqate na tha se nė kėtė aktivitet po marrin pjesė 60
aktivistė dhe nxėnės. Ne jemi duke pastruar dhe gjelbėruar Parkun e Paqes.
Pėr pos kėsaj do ta japim edhe njė performancė
artistike duke pikturuar me motive Ta ruajmė dhe gjelbėrojmė ambientin. Pjesėt e
gjelbėruara janė mushkėri tė ambientit qė na rrethon, informoi mė tej z. Muēolli, i cili ndihej i entuziazmuar pėr punėn qė po
bėhej gjithandej. Shkolla fillore Drita nė Majac
kishte organizuar njė sėrė aktivitetesh nė lidhje me kėtė Ditė tė shėnuar.
Ata kanė pastruar oborrin e shkollės si dhe rrugėn prej tri kilometra Majanc-Lupē. Ahmet Gashi drejtor
i kėsaj shkolle u pėrkujtoi tė
pranishmėve qė kishin ardhur pėr ta shėnuar kėtė ditė pėr historikun e
kėsaj dite tė shėnuar. Pėr tė
shėnuar Ditėn Ndėrkombėtare tė Planetit tė Tokės, Ekipi Komunal i OSBE-sė nė
bashkėpunim me Komunėn, Grupin e te Rinjve pėr tė Drejtat e Njeriut, Kuvendin
Rinor, Forumi Komunal i fėmijėve pėr te drejtat e fėmijėve, si dhe nė
bashkėpunim me OJQ-tė Ekovizioni dhe AKEA
realizuan projektin lidhur me vetėdijesimin mbi ambientin. Ata mbollėn lule
nėpėr vazot qė janė tė vendosura nė qendėr tė qytetit, nė Parkun e Qytetit
dhe nė shkollat e qytetit. OSBE-ja ka shpėrndarė falas pije freskuese pėr tė
gjithė pjesėmarrėsit nė kėto aktivitete. Po ashtu pėrfaqėsuesit tashmė tė njohur pėr
qytetarėt e komunės sė Podujevės nga Manēesteri i Anglisė nė krye me Paul Guest, kryetar i
organizatės MAK po punojnė pareshtur nė rregullimin e Parkut tė Paqes. Ata
edhe sot ishin nė vlugun e punėve, ku bėnin mbjelljen e fidanėve tė ndryshme,
si dhe rregullimin e kėtij ambienti. Kėsaj here po marrin pjesė 12 aktivistė
humanitarė dhe njė gazetar i BBC-sė nė realizimin e projektit Parku i
Paqes. Kontributi i tyre nė ndihmė tė qytetarėve tė komunės sė Podujevės
ėshtė i madh. Tė gjitha
kėto aktivitete qė u realizuan sot u vizituan nga kryetari i komunės sė
Podujevės Ilaz Pireva dhe
zv/ministri i Ministrisė sė Ambientit dhe
Planifikimit Hapėsinor Emin Krasniqi, tė cilėt
pėrshėndetėn dhe falėnderuan tė gjithė ata qė po kontribuojnė nė pastrimin
dhe gjelbėrimin e ambientit tonė. Kryetari Pireva
ndėr tė tjera tha se, pėr ambientin duhet tė kujdesemi 365 ditė dhe jo vetėm
nė Ditėn e Planetit tė Tokės. Ne do tė ndihmojmė nė kėtė sferė me tė gjitha
mundėsitė tona qė i kemi, sepse kjo ėshtė nė interes tė tė
gjithė qytetarėve. Vlen tė theksohet se 22
prilli ėshtė Dita e Tokės, ngjarje globale, qė filloi nė vitin 1970 dhe nga
shumė njerėz njihet si njė ngjarje qė i dha hov njė lėvizjeje tė re pėr
mbrojtjen e mjedisit. |
|
|
Postuar me datė:23-04-2008 |
|


















Copyright (c) 2009 "EKOVIZIONI" PODUJEVĖ. All Rights Reserved.