[Java e Rinisė 2005][ANALIZA E MAKROZOOBENTOSIT E LUMIT LLAP][Mundemi edhe ndryshe][Ē’ka di unė pėr mjedisin ][Nė podujevė u shėnua Dita Ndėrkombėtare e Ujit][Fontana simbolizon Tokėn ][Biologu i vitit 2007][Kosova nė Bashkimin Evropian ][Trajnim pėr Kampistėt ][Njė qendėr qyteti mė tė pastėr][UJI ĖSHTĖ JETĖ ][T'i ruajmė mushkėritė e qytetit][Dita e Bashkimit Evropian 2008 ][LARGOJE SHPREHINĖ E NDOTJES][EJA N'EVROPĖ][KĖRKIMI I ERIONIT][Prashitja e fidanėve dhe luleve nė Parkun e Paqes][Pastrimi i Parkut tė Paqes ][Kėrkimi i Erionit pėr herėn e II-tė][MEMORANDUM BASHKĖPUNIMI][Ngritja e kapaciteteve tė Organizatės ]

Titulli i Projektit : Prashitja e  fidanėve dhe luleve  nė Parkun e Paqes

Data e realizimit : 29.07.2008

 

Organizata Joqeveritare “ Ekovizioni” nė bashkėpunim me  Organizatėn  e miqve nga Manēesteri “Manchester Aid to Kosovo” ka bėrė  prashitjen , rregullimi  e  drunjve dekorativ dhe  luleve nė  Parkun e Paqes .Kjo lulishte ėshtė mbjell nė kėtė  vit nga  “Manchester Aid to Kosovo” e cila ka kushtuar  rreth 30.000 euro , nė mbjelljen e tyre  kishte  kontribuar edhe Ekovizioni , me  qė bimėt janė nė vitin e parė  kėrkojė njė kujdes mė tė madh .

 Ekovizioni nė kėtė aktivitet ka marr pjesė  me  10 vullnetar .

Aktiviteti ka  filluar nė  ora  9:00 dhe ka pėrfunduar 13:00

Nė vazhdim po e paraqesim  si e  pasqyroj  komuna e Podujevės  kėtė  Aktivitet

www.podujeva-komuna.org

 

Mikja angleze Pam Daėes me shoqatėn “Ekovizioni” pastrojnė lulishten nė Parkun e Paqes

Postuar me datė:30-07-2008

 

Parku i Paqes i Manēesterit nė Podujevė, i pasuruar me mbi Resize_of_DSC04392.JPG30 mijė lule e drunj dekorativ nė prill tė kėtij viti, sot ishte gjallėruar nga aktivistėt e shoqatės “Ekovizioni” tė cilėt, tė prirė nga Znj. Pam Daėes,  kanė bėrė pastrimin, prashitjen e luleve, drunjtėve dhe bimėve dekorative, si dhe shkuljen e barojave. Kjo lulishte ėshtė mbjellė para disa muajsh nga aktivistėt e Organizatės sė miqve nga Manēesteri “Manchester Aid to Kosovo” - MaK, aktivistėt e shoqatės “Ekovizioni” dhe nxėnės tė shkollave tė mesme, lulet, drunjtė dhe bimėt dekorative tė sė cilės janė financuar nga MaK-u me njė vlerė afėr 30 mijė euro.

Zonja Daėes e cila ishte duke punuar nė lulishte tha se ata janė tė kėnaqur qė thuajse tė gjitha bimėt qė i kemi mbjellė kėtu janė zėnė dhe janė mirė. “Kjo sa pėr fillim ka qenė me rėndėsi pėr ne sepse mendojmė nė fazat vijuese qė nė kėtė lulishte tė sjellim edhe lule e bimė tjera tė pasuruar me materie minerale dhe tė mbjellim bar dekorativ”, deklaroi Daės. Ajo premtoi se edhe rrugicat e Parkut nė tė ardhmen e afėrt do tė duken mė mirė. Daėes deklaroi se njerėzit e MaK-ut ndiejnė kėnaqėsi qė  shoqata “Ekovizioni” i ėshtė bashkuar kėtij aksioni pėr ta bėrė Parkun e Paqes mė tė bukur dhe mė tė gjelbėruar. Rizah Muēolli kryetar i “Ekovizionit” deklaroi se shoqata qė ai drejton edhe mė herėt ka ndėrmarrė aksione pėr ta bėrė ambientin mė tė pastėr, mė tė bukur dhe mė tė gjelbėruar. “Ne edhe sot jemi duke e bėrė tė njėjtėn gjė dhe do ta bėjmė edhe nė tė ardhmen. Ne si shoqatė ndihemi tė kėnaqur se dita ditės po vėrejmė njė qasje mė tė shtuar tė popullatės llapjane nė gjelbėrimin e oborreve tė tyre, dhe besojmė se kjo shprehi do tė bartet edhe nė kontributin e tyre pėr vendet e gjelbėruara publike”, ka deklaruar Muēolli. Ai tha se ambienti i pastėr, i gjelbėruar dhe i bukur pėrpos qė ndikon nė ruajtjen e shėndetit tė qytetarėve, ndikon shumė qė edhe njerėzit tė mendojnė dhe veprojnė vetėm pozitivisht si shkak i inspirimeve shpirtėrore nga bukuria e ambientit.

Parku i Paqes dita ditės po merr pamje mė tė bukur dhe sipas menaxherėve nga Anglia dhe Podujeva do tė duhej tė mirėmbahej dhe tė ruhej mė mirė nga njerėzit kompetent qė paguhen pėr atė punė si dhe nga vet qytetarėt qė e vizitojnė atė, sepse ky park ėshtė njė pasuri e rrallė e qytetit tė Podujevės, qė shumė qytete tė Kosovės kėtė nuk e kanė.

Nė Prill tė kėtij viti, MaK dhe “Eden Project” kanė mbjellė nė Parkun e Paqes drunj dhe bimė dekorative nė vlerė afėr 30 mijė euro. MaK ka qenė e involvuar nė shumė iniciativa promovuese pėr Kosovėn duke inkurajuar njerėzit lokal qė shėroheshin nga lufta dhe persekutimet, kurse Parku i Paqes ėshtė ide e pėrbashkėt e miqve nga Manēesteri dhe e fėmijėve tė familjes Bogujevci qė i patėn shpėtuar masakrės sė 28 marsit 1999 dhe tashmė jetojnė nė Manēester. Saranda, fatosi, Liria, Jeohna dhe Genci, tė shoqėruar nga prindėrit Selatini dhe Safeti, po qėndrojnė kėto ditė nė Kosovė, pėr tė mbėshtetur vazhdimin e Parkut si dhe pėr tė koordinuar aktivitetet me qytetarė, artistė dhe tė rinj llapjan pėr tė promovuar parkun e Paqes nė dhjetėvjetorin e maskarės nė familjet Bogujevci e Duriqi, qė parashihet tė shėnohet mė 28 Mars 2009.

Resize_of_DSC04393.JPGKryetari i komunės sė Podujevės Ilaz Pireva, ka mbėshtetur realizimin e projektit si dhe propozimin e Znj. Pam Daėes, qė tė gjithė ata qytetarė, institucione, politikanė dhe organizata qeveritare e joqeveritare, tė gjitha komuniteteve, tė ftohen pėr organizimin e madh qė parashihet pėr ditėn kur Saranda, Jehona, Fatosi, Liria dhe Genci, por edhe Enver Duriqi, humbėn mė tė dashurit e tyre nė masakrėn qė forcat serbe bėnė nė oborrin e shtėpisė sė Halim Gashit nga Podujeva.

Postuar me datė:30-07-2008

[Home][Historiku][Vizioni & Misioni][Fotogaleria][Aktivitetet][Stafi][Literaturė nga Ekologjia][Botimet nga Ekovizioni][Vizitorėt / Guestbook][Rrjeti rinor i Llapit][Partnerėt tanė][Kontakti]

Copyright (c) 2009 "EKOVIZIONI" PODUJEVĖ. All Rights Reserved.

info@ekovizioni.com