Plani i Veprimit Rinor Lokal – Podujevë    

2009-2013

 

Aktivitetet koha  dhe  vendi i aktiviteteve  të Organizatës Joqeveritare “Ekovizioni”

-  Podujevë

 

 

Aktiviteti

Data

Vendi

Ora

1

Takimi  i grupit punues për draftimin e planit të veprimit lokal

06 Nëntor 2008

Salla  e Kuvendit Komunal

11:00

2

Punëtori për përpilimin e planit të veprimit lokal

13 Nëntor 2008

Salla  e Kuvendit Komunal

11:00

3

Punëtori për përpilimin e planit të veprimit lokal

04 Dhjetor 2008

Salla  e Kuvendit Komunal

11:00

4

Diskutimi i planit të veprimit lokal në me studentët ,me OJQ-të lokale dhe Rrjetin  rinor të Llapit

02 Mars  2009

Salla  e Kuvendit Komunal

11:00

5

Diskutimi i planit të veprimit lokal në gjimnaz me nxënësit

04 Mars 2009

Në gjimnazin e Podujevës

11:00

6

Diskutimi i planit të veprimit lokal me nxënësit e sh.m. ekonomike

09 Mars 2009

Në shkollën e mesme ekonomike 

11:00

8

Diskutimi i planit të veprimit lokal me nxënësit e sh.m .Teknike

11 Mars 2009

Në shkollën e mesme Teknike

11:00

9

Diskutimi i planit të veprimit lokal në bashkësinë lokale në Kërpime

16 Mars 2009

Në shkollën e Kërpimehit

11:00

10

Diskutimi i planit të veprimit lokal në bashkësinë lokale në Lluzhan

18 Mars 2009

Në shkollën e Lluzhanit

11:00

11

Diskutimi i planit të veprimit lokal në bashkësinë lokale në Orllan

23 Mars 2009

Në shkollën e

Orllanit

14:00

12

Punëtori për përpilimin e planit të veprimit lokal

5 Prill 2009

Salla  e Kuvendit Komunal

11:00

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Çfarë është PLVR- Podujevë

PLVR-ja  nënkupton Planin Lokal të Veprimit për Rini të Podujevës  aktivitetet që do të merren në vitet 2009-2013

 

Me çfarë ka të bëjë ?

 

Ka të bëjë me veprim, pjesëmarrje, arsimim, punësim, shëndetësi, siguri njerëzore ..... ka të bëjë me  shumicën e çështjeve dhe problemeve që ju ballafaqoheni çdo ditë !

 

 

 

Kush e hartoi atë ?

 

PLVR-ja e Podujevës është një dokument i komunës së Podujevës  dhe i Qeverisë së Kosovës  i hartuar nga OJQ “ Ekovizioni ” në bashkëpunim me këshillat e nxënësve të shkollave  të mesme dhe me disa OJQ , është financuar nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit, konkretisht nga Departamenti i Rinisë me 1.960,00 €

 

 

A është për mua dhe çfarë mund të presë ?

 

Plani Lokal  i Veprimit për  Rini  është një strategji për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç . Atëherë, në qoftë se jeni në këtë grup moshë PO,

PLVK-ja është  për JU !

 

 A mund të marr pjesë ?

 

Për realizimin e Planit, ju mund të merrni pjesë në takimet  publike

Ju lutemi vizitoni ueb-sajtin tonë   www.ekovizioni.com   të gjitha sugjerimet i mirëpresim.

 

 

Vizioni i Rinisë dhe Misioni i PLVR

 

Politika Llapijane për Rini thërret që të rinjtë femra dhe meshkuj të Podujevës të jenë qytetarë aktivë, të shëndetshëm, të edukuar, që shijojnë jetë të mirë dhe kualitative, të përgatitur t’i përballojnë të gjitha sfidat e jetës si anëtarë të përgjegjshëm të komunitetit shtetëror, regjional, evropian dhe global.

 

Misioni i Planit Lokal të Veprimit për Rininë e Podujevës është të mbështet të rinjtë në Kosovë për të bërë realitet vizionin e tyre, duke u kujdesur për shëndetin dhe sigurinë, ofrimin e edukimit kualitativ gjithëpërfshirës, krijimin e mundësive për punë të mirë, pjesëmarrje aktive qytetare dhe mbështetje për realizim të plotë të pasioneve dhe aspiratave jetësore.

 

 

 

PJESMARRJA :

Të krijohen qendrat rinore në Podujevë, Orllan, Lluzhan dhe Pollat

Të promovohen dhe sigurohen mekanizma institucional për pjesëmarrjen e të rinjve në  procesin e vendim-marrjes.

Të sigurohet qasje në informacione dhe transparenca e institucioneve publike për çështjet e të rinjve

Të ngritët kapaciteti i OJQ-ve dhe rrjetit rinor.

Të promovohet dhe njihet puna vullnetare e të rinjve.

Të sigurohet gjithë përfshirja e të rinjve të të gjitha komuniteteve dhe grupeve të margjinalizuara.

 

 

 

EDUKIMI

Shfrytëzimi I hapësirave dhe lokaleve të ndryshme për aktivitet edukative të rinjve (shkollat,Qendrat Kulturore etj.)

Organizimi i garave apo kuizëve të diturisë në lëndët mësimore qe do të nxisnin avancimin e edukimit formal dhe joformal

Përfshirja e organizatave,këshillave të nxënësve dhe rrjeteve rinore në hartimin e strategjive apo në organizimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me të rinjtë

Mbështetja financiare në trajnimet dhe aktivitetet edukuese të të rinjve.

Përkrahje e veçantë në aktivitetet trajnuese për shkathtësitë jetësore

Organizimi i trajnimeve vetëdijesuese për rëndësinë e shkollës dhe edukimit sidomos atyre që e kanë braktisur atë

Mbështetja e nënave të reja që për shkak të krijimit të hershëm të familjes kanë braktisur shkollën (p.sh. kujdesi për fëmijët )

Organizimi i mirëfilltë i punës praktike nëpër shkollat e mesme profesionale

Organizimi i garave për punë praktike për nxënësit qe kanë bërë punë praktike

Përmirësimi i kushteve momentale dhe krijimi i kabineteve përkatëse për lëndët shkencore qe do ti shërbejnë si punë praktike nxënësve të gjimnazit.

 

 

PUNËSIMI

Të përkrahet punësimi sezonal i të rinjve brenda dhe jashtë vendit

Trajnimi i të rinjve për punësim

  ngritën kapacitetet e zyrës të punësimit

Të organizohen fushata për të drejtat e punëtorëve

Ndërtimi i një baze të dhënave për kërkim të punës dhe punëtorëve

Të hartohen programe për praktik profesionale në institucionet  publike

 

 

Shëndetësi 

        Të formohet një kornizë ligjore dhe një plan strategjik ndër sektoriale

        Të formohet një grup punues që të menaxhoj shëndetin e të rinjve.

        organizohen forume publike

         Të forohen shërbime mike Kerpimeh , Orllan , Bradash dhe Lluzhan

        botohen Broshura dhe Postera temave tabu komunën tone si : SST , HIV/AIDSi etj.

        3 Trajnime “I riu per te riun” për 3 vite

        Garë ndër shkollore për dukurit negative

        Ti mbeshtesim për 5 vite radhaz nga 3 projekte per OJQ-te kundër dukurive negative

        Emisione Radio

        Kampanje promovuele për ushqimet vitaminoze dhe organike

 

 

       Siguria Njerëzore

 

·  Fushata  mediale për vetëdijesimin  e të rinjve për ruajtjen e mjedisit

·  Çdo vit katër projekte të edukimit joformal në fushën e mjedisit

·  Mësimdhënësit  e lëndëve edukative mjedisore në të gjitha nivelet  të jenë ekologë  

·  Përkrahja e aktiviteteve vullnetare  për mbrojtje dhe pastrim të mjedisit

·  Të lehtësohet transporti i të rinjve  

·  Përkrahja e të rinjve me nevoja të veçanta

·  Fushata mediale vetëdijësuse për parandalimin e dhunës familjare dhe seksuale

·  Ofrimi i shërbimit këshillimor për viktimat e dhunës familjare

 

 

Kultura , sporti dhe rekreacioni

 

Të mbështeten aktivitetet kulturore, rinore që përdoren  si një mjet gjithëpërfshirës dhe fuqizues për  pjesëmarrjen e të rinjve.

Të ofrohen sa më shumë informata rreth aktiviteteve nëpërmjet mjeteve mediale të ndryshme.

Të organizohen festivale te ndryshme p.sh. në muajin e rinisë  te jetë një festival gjithëpërfshirës në shumë lëmi si : Muzike , sport ,kulture... etj që mund të bëhej edhe si tradite organizimi i një festivali të tillë në vendin tonë.

Të jepen fonde në fusha të ndryshme përkatëse në mënyrë që të promovohen talentet e rinj që mund edhe ta përfaqësonin komunën tonë në vende tjera.

Të sigurohen infrastrukturat e nevojshme për sport dhe vende tjera ku të rinjtë mund të shpreheshin më lirshëm

Të organizohen turnirë të ndryshme në sporte të ndryshme ku gjithashtu mund te zbulohen talente të rinjtë .

Të mbështetën të rinjtë që janë talent në fusha të ndryshme me ane të fondeve të ndryshme.